Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaDrejtori i VV’së në Komunën e Podujevës i reagon Gërvallës pas deklaratës...

Drejtori i VV’së në Komunën e Podujevës i reagon Gërvallës pas deklaratës për krime lufte

Drejtori i Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik në Komunen e Podujevës, Pajtim Balaj, njëherësh edhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas kundër reagimit  të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, për deklaratat e saj kontraverze lidhur me Gjykatën Speciale.

Balaj, nëpërmjet një reagimi në ‘Facebook’, thotë se nuk ka pare kryediplomat serb a kroat që kërkon zbardhjen e krimeve të kryera në luftërat e shteteve respektive pa dallim kombësie.

“Nuk ke shans ta dëgjosh një ministër të jashtëm serb a kroat, tek flet për zbardhjen e të gjitha krimeve “pa dallim kombësie””, thuhet në reagimin e tij.

“Ne kemi qenë në vendin tonë dhe kemi luftuar për lirinë tonë kundër një pushtuesi fashist. Me së paku neve na takon me folë për krimet “pa dallim kombësie””, përfundon ai.

Përgjatë mesditës së të martes, Gërvalla-Schwarz bëri një reagim në ‘Facebook’-un e saj duke thënë se nuk do pushojë së kërkuari drejtësi në Kosovë për të gjitha viktimat, pa dallime shoqërore.

“Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të krimit”, thuhej ndër të tjera në postimin e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments