Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeDrejtori i shkollës ku arsimtari e sulmoi seksualisht nxënësen tregon si e...

Drejtori i shkollës ku arsimtari e sulmoi seksualisht nxënësen tregon si e mori vesh rastin

Qazim Maloku, drejtor i shkollës “Lidhja e Prizrenit” në Deçan ka treguar në Frontal në T7 se si është njoftuar për një sulm seksual që një arsimtar ia kishte bërë një nxënëse.

Maloku tha se ishte në Shëngjin me stafin e shkollës, kur dikush ia kishte dërguar videon ku arsimtari shihet teksa e puthte nxënësen e mitur.

“Më a ardhur një video që më ka shokuar ku shihej ai akt i shëmtuar që kishte ndodhur në shkollë”, tha Maloku.

Ai tha se personi që ia dërgoi videon, ishte një nënë, ish nxënëse e kësaj shkolle.

“E kam thirrë profesorin dhe kam kërkuar sqarime prej tij”, tregon Maloku. “Dukej se ishte ai, mirëpo nuk isha 100% i sigurt”, shtoi ai.

Maloku tha se më pas e ka telefonuar komandantin e Policisë së Deçani. Më pas, tha se është telefonuar nga Policia, e cila i ka thënë atij se “ka elemente të veprës penale”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments