Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeKosovaDrejtori i RTK-së i reagon Muratit: Është e pavërtetë se në RTK...

Drejtori i RTK-së i reagon Muratit: Është e pavërtetë se në RTK janë 100 punëtorë me paga më të larta se të ministrave

Drejtori i RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e Ministrit të Financave Hekuran Murati se në RTK janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e ministrit.

Sipas Kastratit, pohimi i Muratit është absolutisht i pavërtetë dhe kjo gjë është përpjekje për ta sulmuar politikisht RTK-në.

“Buxheti për pagat mbetet po ai i njëjti i para tri viteve dhe si Kryetar i Komisionit paraprak i Financave, Ministri Murati është i njohur me këtë fakt”, thuhet në reagimin e Kastratit ndër të tjera.

Reagimi i tij i plotë:

Është absolutisht e pavërtetë se në RTK janë 100 punëtorë me paga më të larta se të ministrave. Këtë e di shumë mirë edhe Ministri Murati. Buxheti për pagat mbetet po ai i njëjti i para tri viteve dhe si Kryetar i Komisionit paraprak i Financave, Ministri Murati është i njohur me këtë fakt.

Përpjekjet për ta sulmuar politikisht RTK-në nëpërmjet manipulimit me të vërtetat faktike është veprim i ulët, por i pakalueshëm.

Vetë fakti se uljen e buxhetit për RTK-në mundohen ta argumentojnë me të dhëna të fabrikuara dëshmon se ky vendim është absolutisht i paarsyeshëm dhe i paarsyetuar.

Kujtojmë se buxheti i RTK-së është më i ulëti krahasuar me mediumet publike në rajon. Shkurtimi i mëtutjeshëm i këtij buxheti zbulon hapur tendencën politike për ta degraduar mediumin publik, në vend se të synohej zhvillimi i tij, si një resurs i domosdoshëm publik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në Komisionin për Buxhet deklaroi se ka pasur zvogëlim të buxhetit për RTK-në, sepse aty janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e ministrit.

“Tek RTK-ja, e vërtetë që ka shkurtim të buxhetit dhe këtë nuk e kemi bë duke mos e marrë parasysh gjendjen, por ju si komision sepse i keni pasë në raportime RTK-në disa herë, ndoshta e dini se në RTK janë rreth 100 paga të cilat janë më të larta se paga e një ministri. Ne nga kursimet e pagave në AKP që janë rreth 2 milionë euro e kemi shfrytëzuar për rekrutime në FSK”, është shprehur Murati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments