Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaDrejtori i Policisë së Kosovës: Sulmet në veri të orkestruara nga Qeveria...

Drejtori i Policisë së Kosovës: Sulmet në veri të orkestruara nga Qeveria e Serbisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, sot në një konferencë për media ka paraqitur të arriturat e këtij institucioni për vitin 2023.

“Situata e sigurisë së Kosovës në përgjegjësi për gjatë vitit 2023 ka qenë e qetë, përveç në veri të vendi ku rendi dhe siguria ka qenë të brishtë nga sulmet e grupeve kriminale, terroriste në atë pjesë të cilat kanë qenë të motivuara dhe orkestruara nga Qeveria e Serbisë”, ka thënë Hoxha.

Hoxha thotë se situata në Kosovë ka qenë e qetë, përveç në veri të vendit ku siguria ka qenë e cenuar nga grupet terroriste, të inskenuara nga Republika e Serbisë.

“ Duke u ndalë në këtë konstatim po nxjerrim disa sulme. Janë protestat e dhunshme që kanë ndodhur në katër komunat veriore me rastin e hyrjes së kryetarëve në objektet komunale, ku janë sulmuar policia, pjesëtarët e KFOR-it, gazetarët e qytetarët. Ka disa sulme të kryera gjatë këtij viti nga shteti serb, që na kanë quar deri në këtë konkludim. Protestat, sulmi ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës, gazetarëve, qytetarëve, kidnapimi i policëve nga strukturat e policisë serbe me 29 Maj, pastaj sulmi terrorist në fshatin Banjskë. Të gjithë e dimë betejën e Banjskës dhe suksesin e Policisë së Kosovës në ketë sulm”, ka thënë ai.Hoxha ka përmendur edhe operacionet policore për hetimin e zbulimin e parave të falsifikuara, shpëlarje të parave dhe falsifikim te dokumenteve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments