Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se kanë të dhëna për veprat penale dhe rastet e kundërvajtjes të shoferëve.
Hoxha tha se edhe ata që mbrëmjen e së shtunës organizuan një garë të ilegale që ua mori jetën tre të rinjve “kanë precedentë të kundërvajtjeve në trafik”.
“Policia e Kosovës ka databazë prej fillimit të krijimit të saj, jo vetëm penale, por edhe për rastet e kundërvajtjes. Edhe këta personat që kanë marrë pjesë atë ditë në gara, edhe të tjerët që kanë qenë në cilësinë e tifozëve ose shikuesve kanë precedentë të kundërvajtjeve në trafik dhe, siç tha edhe ministri, edhe në organizim të garave”, tha ai.
Hoxha tha se këto të dhëna që i posedon Policia, vitin e kaluar kanë ndihmuar në zbulimin e disa personave që, siç tha ai, shkaktonin aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi.