Wednesday, March 19, 2025
HomeUncategorizedDrejtori i Klubit të Biznesit në Kosovë takohet me drejtuesen aktuale të...

Drejtori i Klubit të Biznesit në Kosovë takohet me drejtuesen aktuale të Ambasadës Amerikane, flasin për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Drejtori Menaxhues i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi është takuar me Anu Prattipati, diplomaten amerikane që po e drejton aktualisht Ambasadën e SHBA-së në Kosovë pas largimit të Jeffrey Hovenier.

Klubi i Biznesit tha se u shqyrtua mundësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

“Drejtori Menaxhues i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi, pati kënaqësinë të takohej sot me Chargé d’Affaires të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati, për të shqyrtuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, u tha në njoftimin e Klubit të Biznesit.

Për takimit njoftoi edhe Ambasada Amerikane.

“Sot, Charge d’affaires Anu Prattipati mirëpriti Drejtorin Menaxhues të Business Club, Ilir Ibrahimi, për të diskutuar mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës. Forcimi i tregtisë, investimeve dhe angazhimit të diasporës mbetet kyç për rritje të qëndrueshme dhe përfitim të përbashkët ekonomik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments