Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaDrejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës ofron dorëheqjen

Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës ofron dorëheqjen

Përparim Ramës i është paraqitur sot edhe një sfidë në detyrën e tij në krye të Prishtinës. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se Bersant Beka, drejtor i Administratës në Komunën e Prishtinës ka paraqitur dorëheqjen.

Dorëheqja e Bekës nuk ka marrë ende “aminin” e drejtuesve të komunës dhe deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim për pranimin e dorëheqjes se tij. Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi të drejtorit të Administratës në kryeqytet. Ineksonline ka tentuar të kontaktojë Bekën, por që i njëjti nuk është përgjigjur në telefon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments