Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosova“Draft-statuti i pranuar ndërkombëtarisht nga Qeveria”, Abdixhiku ia shpreh brengat zyrtares së...

“Draft-statuti i pranuar ndërkombëtarisht nga Qeveria”, Abdixhiku ia shpreh brengat zyrtares së DASH’it

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim drejtoreshën për Evropë Jug Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Colleen E. Hyland.

Gjatë këtij takimi, Abdixhiku ka thënë se ka shprehur “pikëpamjet tona rreth dokumentit të draft-statutit – të pranuar tashmë ndërkombëtarisht nga kjo Qeveri – dhe brengat që kemi mbi përmbajtjen e tij.”

“Kosova ka nevojë për aleatë që njohin historikun tonë; siç dhe duan të ardhmen tonë funksionale, si shtet e si shoqëri. SHBA-të janë të paalternativë në këtë drejrim”, ka shkruar Abdixhiku.

Ndryshe, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha mbrëmë se ende nuk e kanë pranuar draft-statutin e propozuar nga ndërkombëtarët në tetor.

“Nuk e kemi pranuar. Mendoj që kjo narrativë është duke u shpërndarë qëllimisht dhe gabimisht”, tha Bislimi.

Ai tha se hapat drejt krijimit të Asociacionit do të vijnë vetëm pasi të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për draft-statutin e hartuar nga shtetet perëndimore si dhe veprimeve të Serbisë drejt njohjes ‘de facto’.

“Është faza e tretë ku Qeveria pas vendimit eventual pozitiv ose modifikimeve të Gjykatës Kushtetuese nxjerr dekretin e saj dhe pasojnë veprimet e tjera të Serbisë – në atë moment kur garantohet plotësimi i të gjitha elementeve të njohjes de-facto, atëherë mund të nisë veprimi për krijimin e Asociacionit”, tha Bislimi.

Kryeministri Albin Kurti në një takim me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ishte shprehur i gatshëm të nënshkruante për themelimin e Asociacionit sipas propozimit ndërkombëtar, por kërkonte që të nënshkruante edhe Serbia.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments