Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetDozat e para Pfizer – Rinis vaksinimi në Kosovë

Dozat e para Pfizer – Rinis vaksinimi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar të martën 4680 doza të vaksinës Pfizer/Biontech kundër COVID-19, pjesë e parë e 95.000 dozave të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër COVID-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

Vaksinimi do të rifillojë sot (e mërkurë 5 maj 2021) me punëtorët shëndetësorë nga e tërë Kosova, të cilët do të vaksinohen në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00, njofton Ministria e Shëndetësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments