Saturday, November 23, 2024
HomeTop LajmetDosja e Prokurorisë për të dyshuarit në rastin e sekuestrimit të 400...

Dosja e Prokurorisë për të dyshuarit në rastin e sekuestrimit të 400 kg kokainë

Sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të arrestuarit për rastin e 400 kg kokainë që janë sekuestruar të hënën në Lipjan, kanë qenë në dijeni se në kamionin e ardhur nga Brazili ka pasur edhe substanca narkotike.

Një pretendim të tillë, PSRK e ka theksuar në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj shtatë të arrestuarve, për të cilën kërkesë, të mërkurën është mbajtur seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kërkesa për caktim të paraburgimit është bërë nga PSRK për Izet Sheqirin, Kadri Sheqirin, Kadri Ibrahimin, Fehmi Bytyqin, Faton Vrajollin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin.

Të gjithë këtë po dyshohen se kanë kryer veprën penale, pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal lidhur me veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge.

Ndërsa, Izet dhe Kadri Sheqiri po dyshohen edhe për armëmbajtje pa leje.

Siç thuhet në kërkesën e PSRK-së, për të gjithë këta të dyshuar janë plotësuar kushtet ligjore për caktim të paraburgimit.

Nga provat e siguruara, prokuroria po pretendon se është vërtetuar se të padnehurit duke vepruar si pjesë e grupit të organizuar dhe si bashkim i strukturuar, ishin në dijeni se ngarkesa në kamion përmbante përveç produkteve ushqimore edhe substanca narkotike.

Në kërkesën e PSRK-së thuhet se në rast se të dyshuarit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit të arratisen.

Po ashtu, kërkesën e saj për caktim të paraburgimit, PSRK e bazon edhe në atë se, nëse të dyshuarit lihen në liri atëherë ekziston mundësia që të njëjtit të ndikojnë te dëshmitarët, pasi sipas kërkesës, rasti është ende nën hetime dhe nuk janë intervistuar të gjithë dëshmitarët.

Më poshtë gjeni kërkesën e plotë të PSRK-së për të dyshuarit në rastin e 400 kg kokainë:

1
3333
4
5
6

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments