Klubi gjerman është në kërkim të përforcimeve.
Erling Haaland duket se do të largohet nga Borussia Dortmund verën e ardhshme.
Kjo ka bërë që drejtuesit e ekipit gjerman të fillojnë të mendojë për zëvendësimin e tij.
Sipas ‘Calcio Mercato’, Dortmund është duke menduar seriozisht transferimin e futbollistit të Juventusit, Federico Chiesa.
Chisea po shihet si zëvendësues ideal i Haaland dhe drejtuesit duan ta kenë në ekip patjetër.
Megjithatë, Dortmundi nuk do ta ketë aspak të lehtë të sigurojë shërbimet e tij, pasi thuhet se Juventus po kërkon mbi 100 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet 23-vjeçarin.