Është dorëzuar në polici burri i cili sulmoi tri vajza dje në Prishtinë.
I njëjti, ishte vënë në kërkim nga policia, por që është dorëzuar gjatë ditës së sotme.
Nga Policia e Kosovës në lidhje me dorëzimin e tij nuk kanë dhënë ende detaje.
Pamjet e djeshme të publikuara në media sociale kanë ngjallur reagime të ashpra në opinion.
Në to shihet se si i dyshuari vrapon nga rruga kryesore për t’i sulmuar brutalisht tri vajzat që sipas informacioneve të deritanishme janë punëtore të një qendre masazhi në kryeqytet.
Njëra prej tyre, në një prononcim për mediat, ka thënë sot se agresori kishte kërkuar shërbime shtesë përpos masazhës, por që ishte refuzuar, dhe kësisoj kishte ardhur deri tek sulmi.