Ministrja e jashtme Donika Gërvalla ka thënë në Komision parlamentar, se paga prej 7500 euro për Gani Jakupin, është modeste.
‘Fakti që thuhet kemi paguar këshilltar 7500 euro, më lejoni të ju them se partia juaj ka paguar 15 fishin e 7500 eurove.
Sa i përket guximit e kemi parë edhe në të kaluarën.
Në kuadër të diplomacisë kulturore dhe përpjekjeve tona për të krijuar një ambient tjetër në vendet jo njohëse, si ministre shfrytëzoj të gjitha instrumentet natyrisht duke kursyes buxhetin, vështirë është të gjesh personalitete kulturore që me një shumë modeste që nuk i tejkalon për një diplomat pritës.
Të gjithë ata që mundohen të denigrojnë personalitetin si në rastin e Gani Jakupit.
Kjo nuk është pagë, është projekt i lidhur me objektiva të qarta që i shërbejnë Republikës së Kosovës.
Jam shumë krenare që me këtë shumë modeste, që nuk është pagë mujore, por që përfshin projekt një vjeçar’./Periskopi