Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaDokumenti që Borell ia propozoi Kurtit e Vuçiqit si kompromis për implementimin...

Dokumenti që Borell ia propozoi Kurtit e Vuçiqit si kompromis për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit

Takimi i djeshëm në Bruksel ka prodhuar vetëm debat mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për atë se kush propozoi dje në tavolinën e negociatave e kush jo. Kryeministri Albin Kurti në konferencë për media ka deklaruar se ka qenë i vetmi që ka dorëzuar propozim në Bruksel. Ai më pas edhe ka publikuar propozimin e tij të ndarë në disa sekuenca, shkruan Express.

Nga Bashkimi Evropian sot e kanë demantuar Kurtin, duke thënë se s’ka qenë Kosova e vetmja që ka propozuar në tavolinë, por edhe Brukseli zyrtar.

Ndërkohë sot është bërë publik edhe propozimi i Bashkimit Evropian.

Në propozimin e BE-së, kërkohet që të fillohet menjëherë me procesin e negociatave për Statutin e instrumentit të vetëmenaxhimit të serbëve të Kosovës , ndërkohë që krahas kësaj Serbia nuk insiston në përdorimin e fusnotës dhe që UNMIK të përfaqësojë Kosovën në nisma rajonale.

Më pas kërkohet finalizimi i negociatave për statutin e Asociacionit.

Tutje sipas propozimit të BE-së duhet vazhduar me nenin 3, ku palët nuk intervenojnë në punët e brendshme të secilës palë dhe përmbahen nga çfarëdo forme e dhunës dhe akti të kërcënimit me dhunë.

Pastaj kërkohet të vazhdohet me themelimin e Asociacionit dhe paralelisht duhet të shuhet strukturat paralele të Serbisë në Kosovë dhe tranzicioni i tyre, i përshtatshëm, nën instrumentin e vetmenaxhmit për serbët e Kosovës.

Pastaj vazhdohet me nene:

Neni 1 – Njohja e dokumenteve respektive dhe simboleve shtetërore

Marrëveshje për udhërrëfyesin obligues në implementimin e obligimeve të dala nga marrëveshjet nga bisedimet e mëparshme.

Neni 7 – Formalizimi i statusit për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë

Neni 8 – Marrëveshjet praktike për shkëmbimin e misioneve permanente

Neni 4 – Serbia nuk kundërshton anëtarësimin e Kosovës në cilëndo organizatë ndërkombëtare

Neni 7 – Kompletimi i procedurave të brendshme në Kosovë për mbrojtjen e vendeve fetare dhe të trashëgimisë kulturore serbe

Neni 6 – Themelimi i grupeve të ndara punuese të prira nga BE-ja për implementimin e veprimeve të përmendura në pikën 6 të marrëveshjes

Neni 9 – Organizimi i konferencës së donatorëve; përgatitja e projekteve të përbashkëta nga palët

Neni 6 – Nisja e negociatave për Marrëveshjen ligjërisht të obligueshme për normalizimin gjithëpërfshirës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments