Doktori kosovar Driton Ukmata punoi me refugjatë kosovarë gjatë luftës, ai i sqaron dallimet me ukrainasit.
Të lësh prapa krejt çfarë ke e të marrësh udhë për shpëtim është ndër vështirësitë më të mëdha në jetë.
Këtë fatkeqësi e përjetuan kosovarët para 23 vitesh, derisa lëshonin Kosovën si refugjatë për të ikur nga regjimi serb.
E asokohe në ndihmë të refugjatëve dilnin organizatat ndërkombëtare, në njërën prej të cilave punonte edhe doktori Driton Ukmata.
Por si ishte puna me refugjatë aso kohe e shpjegon ai.
Për Ukmatën ajo kohë mbetet si më e vështira, pasi që ishte dëshmitar i vrasjeve që forcat serbe kryenin.
Madje, doktori thotë se nuk do ta harrojë kurrë një refugjate shtatë vjeçare, e cila kishte një sëmundje të rëndë.
E pas dy dekadave fat të ngjashëm si kosovarët kanë edhe ukrainasit, të cilët pas sulmeve ruse po e lëshojnë vendlindjen.
Mirëpo se ka dallime të mëdha midis refugjatëve kosovarë dhe atyre ukrainas e thotë Ukmata.
Një ndër dallimet më të mëdha sipas tij është media, pasi që siç thotë Ukmata, atë kohë nuk mund të dokumentoheshin krimet serbe.
Numri i refugjatëve ukrainas që nga fillimi i luftës e ka kaluar shifrën 1.5 milionë.