Doktori i njohur kosovar, Hamëz Berisha, është zyrtarizuar si kandidat për deputet nga AAK-ja në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Doktori Berisha ka mbaruar specializimin e mjekësisë emergjente në Prishtinë dhe për një kohë ka qenë drejtor ekzekutiv i spitalit të përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
“Ju njoftoj që zyrtarisht jam kandidat për deputet nga AAK-ja në zgjedhjet parlamemtare kurdo që mbahen në Republikën e Kosovës!
Dua të shpreh një falenderim të veçantë për kryetarin z. Ramush Haradinaj dhe gjithë strukturat e AAK – s si në nivelin qendror poashtu edhe atë lokal Dega në Klinë, për besimin dhe mundësinë që më është dhënë, në mënyrë që ti përfaqësoj sa më dinjitetshëm të gjithë ata që më njofin dhe kanë besim se unë nesër, do jem zëri i tyre në Parlamentin e Kosovës!
Duke u sfiduar çdo ditë me hallet dhe problemet e qytetarëve sidomos ato shëndetësore, vendosa që ti hyjë garës për deputet dhe nesër të gjitha këto probleme që ju sfidoheni çdo ditë, ti përfaqësoj në kuvend e ti japim zgjidhje njëhere e përgjithmonë këtyre problemeve!
Na priftë e mbara” shkruan Berisha në njoftim./