Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaDodik kërcënon me “pavarësim” të Republikës Sërpska nga Bosnja

Dodik kërcënon me “pavarësim” të Republikës Sërpska nga Bosnja

 

 

 

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka kërcënuar me pavarësinë e këtij entiteti nga Bosnja e Hercegovina, nëse përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në këtë shtet, Christian Schmidt, vë në fuqi ligjin për pronat.

“Menjëherë pas kësaj Asambleja Kombëtare do të mblidhen dhe do të shpallej statusi i pavarësisë së Republikës Sërpska”, tha Dodik më 13 shtator në Banja Llukë pas një takimi me përfaqësuesit e Republikës Sërpska (RS).

Integriteti territorial dhe sovraniteti i Bosnje e Hercegovinës si një shtet i vetëm, me dy entitete dhe qarkun e Bërçkos, garantohen me Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit. Kjo marrëveshje dhe Kushtetuta e Bosnje e Hercegovinës nuk lejojnë që entitetet të shkëputen. – Advertisement – 

Më 2 mars, Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës pezulloi përkohësisht Ligjin për pronën e paluajtshme të përdorur nga autoritetet publike në RS, deri në pritje të një vendimi përfundimtar të Kushtetueses.

Gjatë konferencës për media, Dodik tha se janë pajtuar që në buxhetin për vitin e ardhshëm të përfshijnë edhe një pikë që do të siguronte të ardhura për punëtorët në institucionet e Bosnje e Hercegovinës me kompensim të pagave, nëse përfaqësuesit e RS-së tërhiqen nga institucionet shtetërore.

Dodik, anëtarja serbe e Presidencës boshnjake, Zhelka Cvijanoviç, kryeministri i RS-së, Radovan Cishkoviç, kryetari i Asamblesë Kombëtare të këtij entiteti, Nenad Stevandiç dhe ministri për Drejtësi i Republikës Sërpska, Millosh Bujelloviç, janë nën sanksione amerikane për shkak të minimit të Marrëveshjes së Dejtonit.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments