Mentor Buzhala, djali i kryeprokurorit Ramiz Buzhala, ka reaguar për lakimin e emrit të babait të tij në media për të cilin u tha se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë profesional.
Buzhala, përmes një statusi në Facebook ka shkruar se babai i tij nuk ka ndikuar në konkurse duke thënë se ai është një profesionist i jashtëzakonshëm.
“Njera nder to eshte qe eshte nje Prind i jashtezakonshem, nje Personalitet i jashtezakonshem me norma t’larta t’moralit dhe poashtu po e cek qe eshte edhe nje Profesionist i jashtezakonshem”, ka shkruar ai.
Tutje ai tha se vetë është duke pritur që t’i dal viza për të studiuar jashtë vendit dhe se në qoftë se babai i tij do të favarizonte persona atëherë do ta kishte kyqur edhe djalin e tij në Sistemin e Drejtësisë.
Postimi i plotë i Buzhalës:
Lidhur me artikujt e fundit gazetaresk dhe pretendimet se Kryeprokurori i Gjakoves – Babi ka tentu me e favorizu nje kandidat ne konkursin e fundit per Bashkepuntor Profesional, po e shfrytzoj rastin me e shpreh mendimin tim dhe bindjen qe Babi n’kete rast eshte me se i pafajshem, per shume arsye! Njera nder to eshte qe eshte nje Prind i jashtezakonshem, nje Personalitet i jashtezakonshem me norma t’larta t’moralit dhe poashtu po e cek qe eshte edhe nje Profesionist i jashtezakonshem. T’kish qene person qysh po pretendojn mediet tona, qe eshte person qe ndikon ne konkurse dhe favorizon persona t’caktum, une sot do t’isha i kyqun lart ne Sistemin e Drejtesise, po sa per informat, perkunder tentimeve me u kyq ne Sistem (me meritokraci) nuk kam arrit dhe prej deshprimi sot pres Vize per pune dhe studime per jashte vendit edhe pse jam me Kualifikim Superior – Jurist i Diplomuar, qe nga viti 2017, ata qe m’njohin e dijn qe eshte e vertete! Pa marre parasysh qka ndodh, une jam Krenar me Babin, si prind dhe si profesionist dhe e kam Idol qe ne nje te ardhme te behem nje Prind dhe Profesionist si Babi!