Dje në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme që drejtohet nga ministrja Donika Gërvalla në një postim me rastin e ditës së pavarësisë së Andorrës është vendosur gabimisht flamuri i Moldavisë.
Por, ministrja Gërvalla ka gabuar edhe sot në profilin e saj në ‘twitter’, kur ka provuar ta etiketojë ministrin e Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.
Në vend të ministrit, Gërvalla e ka bërë ‘tag’ një profil tjetër të një personi me emrin Bujar Osmani.
Bujar Osmani, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, ka llogarinë e tij nën “tag”-un të krijuar si “Bujar_O”, kurse Gërvalla e ka bërë “BujarO”, që me një klikim të dërgon në profilin e krejt dikujt tjetër.
Megjithatë postimi me gabim është fshirë dhe është publikuar i riu.
Ministrja Gërvalla ka gabuar edhe më herët, teksa ka vendosur flamurin e OKB-së në vend të atij të NATO-së, dhe ka qenë cak i kritikave në lidhje me shkathtësitë e komunikimit të ekipit të saj të këshilltarëve, që kujdeset për këtë aspekt.
Analisti politik, Blerim Latifi, pas gabimit të djeshëm ku u ngatërruan flamujt, ka thënë se kjo tregon se stafi i Gërvallës pritojnë që të verifikojnë një postim zyrtar.