Ka përfunduar edhe dita e tetë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”.
Pas kësaj dite në renditjen e vendeve sa i përket medaljeve prin Kina me 40 medalje gjithsej, 19 të arta, 10 të argjendta dhe 11 të bronzta.
Pas saj renditet Japonia me 28 medalje gjithsej, 17 të arta, katër të argjendta dhe shtatë të bronzta, kurse vendin e tretë e zë ShBA.
Kosova renditet në vendin e 18-të me dy medalje të arta të fituara gjithsej.