Sunday, March 9, 2025
HomeLajmeKosovaDita e Mësuesit, 138 vjet më parë u hap shkolla e parë...

Dita e Mësuesit, 138 vjet më parë u hap shkolla e parë shqipe në Korçë

Në të gjitha shkollat e Shqipërisë festohet sot 7 Marsi, ku organizohen aktivitete festive në shenjë mirënjohjeje për punën e mësuesve në edukimin e brezit të ri.

Festa vjen në ditën kur 138 vjet më parë në qytetin juglindor të Korçës u hap Shkolla e Parë në gjuhën shqipe, një ngjarje me rëndësi kulmore për përpjekjet e popullit shqiptar për të ruajtur gjuhën dhe alfabetin e vet.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe për shkak të kushteve nën sundimin osman ishte rreptësisht i ndaluar, shkolla e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet, shkruan Tch.

Drejtuesit e saj ishin figura të njohura të Rilindjes Shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj. Kontributi i madh që këta patriotë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që kishin. për të përhapur diturinë mes njerëzve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments