Ka shkuar në 26 numri i personave që janë shoqëruar nga Policia e Shtetit pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar nga dita e djeshme në aeroportin e Rinasit.
Teksa nuk ka ende asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme.
Pas kallëzimit që Albcontrol bëri ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që mendohet se nxitën bllokimin e punës në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.Shumica qe kontrollorëve të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe kanë deklaruar paaftësi për punë.Për këtë ngjarje të rëndë pati reagime shumë të ashpra nga autoritetet shtetërore.
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e kanë cilësuar si një grusht shteti të nxitur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.Kryeministri ditën e djeshme u bëri thirrje kontrollorëve që t’i rikthen punës