Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri që është pjesë e delegacionit kosovar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës ka thënë se ai bashkë me shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi dhe raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakojanis, janë takuar me EPP/CD, i cili është një nga grupet më të mëdha politike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKiE) me anëtarë nga më shumë se 40 shtete anëtare.
Sipas Tahirit, takimi u përmbyll me një diskutim të hapur mbi aplikimin eKosovës në Këshillin e Evropës.“Raportuesja znj. Dora Bakojanis prezantoi gjetjet kryesore të raportit. Ne, delegacioni i Kosovës e falënderuam për punën e madhe dhe qasjen e paanshme dhe profesionale në këtë detyrë sfiduese”< ka shkruar Tahiri në X.