Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaDiplomati i Kosovës në Serbi, publikon foton: Vetura e babait u godit...

Diplomati i Kosovës në Serbi, publikon foton: Vetura e babait u godit nga predha qorre

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli, ka publikuar një foto të një veture cila shihet se është goditur nga një plumb qorr. Ai thotë se vetura që është goditur është e babait të tij.

I njëjti e ka dënuar aktin e festimeve me armë zjarri, duke kujtuar se nga kjo sjellje “dikush mund të pësojë”.

Reagimi i tij i plotë:

Vetura e babës, e goditur me një predhë qorre. Festimi me armë është impuls post traumatik i atyre që hamendësojnë që fuqia buron vetëm përmes tytës së armëve, apo kujtojnë që kompleksi i inferoritetit kompensohet përmes krismave të tyre. Përmes tytave, vetëm në gjendje lufte mund të dëshmohet fuqia, jehona, kontrolli dhe dominanca. E pafalshme të gjuhet me armë, duke ditur se dikush, diku, mund të pësoj nga një sjellje e tillë me zero përgjegjësi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments