Kandidati për Kuvendin Komunal të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Visar Dili, ka deklaruar se nuk pranon tendencën për shtyerjen e zgjedhjeve.
Visar Dili që dikur ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në Facebook se dikur kishte kërkuar zgjedhje në mes të pandemisë, sepse ka konsideruar se ato jane e vetmja zgjidhje.
“Dikur ne mes pandemie brohoritsha te mbahen zgjedhjet sepse ishin e vetmja zgjidhje, sot brohoras nejet zgjedhjet duhet te mbahen sepse jane e vetmja zgjidhje. ”, ka shkruar Dili.
Ai ka theksuar nevojën se Prishtinës i nevojitet një udhëheqje e re dhe e fuqishme dhe ka bërë thirrje që pranohet verdikti i qytetarit.
“Prishtina ka nevoje per udhehqje te re dhe te fuqishme. E si tash..!! Ne duhet te pranojme rregullat dhe verdiktet e njerezve. ”, ka shkruar Dili në Facebook.
Dili ka bërë të ditur se vendimet e dikujt për të shtyer zgjedhjet për arsye personale dhe partiake nuk duhet të pranohen. Ai ka mbyllur shkrimin e tij, me slloganin e kandidatit për kryetar të Prishtinës z.Daut Haradinaj: #eparaPrishtina”
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse kishte insistuar për mbajtjen e zgjedhjeve të 14 shkurtit në mes të pandemisë, tani po bën thirrje që ato të shtyhen. Sondazhet e zhvilluara kohëve të fundit, paraqesin një rënie jo të vogël të kësaj partie, e cila sot mban pushtetin në Kosovë.