Monday, November 25, 2024
HomeBotaDigjet depoja ruse e karburanteve në kufi me Ukrainën, reagime nga të...

Digjet depoja ruse e karburanteve në kufi me Ukrainën, reagime nga të dyja shtetet

Një depo karburantesh është përfshirë nga zjarri në qytetin rus afër kufirit me Ukrainën, Belogorod. Kjo ka nxitur reagime dhe raportime mediash nga Rusia, se Ukraina mund të ketë dorë në këtë zjarrvënie.

Megjithatë, autoritetet ruse kanë dalë me një sqarim, duke thënë depoja nuk i përkiste ushtrisë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, Igor Konashenkov ka thënë se depoja shërbente vetëm për furnizim me derivate të kapaciteteve civile për transport dhe se nuk ishte e lidhur me ushtrisë.

“Depoja e karburanteve s’ka asgjë të bëj me forcat e armatosura ruse”, ka thënë ai.

Konashenkov ka folur po ashtu edhe për depërtimin e dy helikopterëve ukrainas Mi-24 në Rusi. Ka thënë se hyrja e tyre brenda territorit rus ishte “në lartësi ekstremisht të ulët”.

Ukraina ka mohur se qëndron prapa sulmit.

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë se s’mund ta mohojë por as ta pranojë që Ukraina mund të jetë prapa këtij sulmi në Rusi.

Megjithatë, zyrtarët e lartë të sigurisë në Ukrainë, kanë mohuar se Ukraina qëndron vërtet prapa sulmit.

“Disa po thonë se e kemi bërë ne, por sipas informacioneve tona, kjo ngjarje nuk korrespondon me realitetin që Ukraina të jetë shkaktare e zjarrit”, ka thënë zyrtari për siguri në Ukrainë, Oleksiy Danilov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments