Gazetari i SVT-së, Diamant Salihu, ka fituar njërin prej çmimeve më të mëdha në Suedi.
Kosovari me prejardhje nga Gjakova ka fituar në kategorinë “Zëri i Vitit”,transmeton Klankosova.tv.
Salihu vlerësohet për punën e tij për raportimin për dhunën e bandave në Suedi.
Ai gjatë pranimit të çmimit i ka falënderuar të gjithë dhe ka thënë se zëri i tij përfaqëson shumë persona të cilët kanë vështirësi të flasin, shkruan SVT.