Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur se zëvendëskryeministri i parë për Integrim Europian dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut me Serbinë.
Takimi i radhës në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi do të zhvillohet nesër në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve, ku do të diskutohet në lidhje me zbatimin e aneksit të Marrëveshjes së arritur në Ohër.
Stano para disa ditëve kishte thënë se kryenegociatorët nga të dyja palët janë ftuar nga lehtësuesi i dialogut që të vijnë në Bruksel dhe të avancojnë përpara me hapat e parë për implementimin e gjithë asaj që kanë rënë dakord.