Friday, October 18, 2024
HomeLajmeKosovaDialogu temë edhe në Slloveni: Kurti e Vuçiq do takohen ndaras me...

Dialogu temë edhe në Slloveni: Kurti e Vuçiq do takohen ndaras me Lajçakun

I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se sot do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

 

Lajçak ka bërë të ditur se takimet do t’i zhvillojë ndarasi në Bled të Sllovenisë, ku po mbahet Forumi Strategjik dhe po marrin pjesë zyrtarë të lartë të BE-së, kryeministra dhe presidentë të shteteve të ndryshme.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun ka thënë se çdo bisedë është e nevojshme, sepse ka gjëra të reja që ndodhin çdo ditë.

“Ne duhet të pajtohemi në atë se si ta përgatisim takimin e kryenegociatorëve, temat dhe çështjet e takimit. Jeta vazhdon dhe ne duhet t’i ndjekim zhvillimet”, ka thënë Lajçak.

Në Bled të Sllovenisë janë duke marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments