Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar disa prapaskena interesante që lidhin dy klubet, AC Milan dhe Real Madrid.
Di Marzio raporton se AC Milan provoi gjatë tërë verës ta transferojë sulmuesin e krahut, që mund të luaj edhe në mesfushë, Marco Asensio.
Mirëpo, përgjigja e Real Madridit ishte negative. Në fundin e afatit kalimtar, klubi madrilen ishte i hapur për shitjen, por Asensio vendosi të qëndrojë.
Asensio këtë sezon nuk është titullar te Reali, por kur po ipet mundësia, po e dëshmon kualitetin. Kjo ndodhi edhe në ndeshjen e fundit ndaj Granada, ku edhe shënoi golin e parë.
Në 13 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, spanjolli ka realizuar katër gola dhe dhuruar një asistim.