Dhunimi i një 11 vjeçare nga pesë burra, për shtatë orë, bëri që ditën e 31 gushtit, rrugët e Prishtinës të jehojnë nga protesta për ndalimin e përdhunimeve.
Një protestë e ngjashme do të mbahet edhe sot, si vazhdim i asaj që u bë 5 ditë më parë.
Organizatorë i kësaj proteste është Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.
Protesta është thirrur për në ora 12:00 dhe do të organizohet përpara ndërtesës së Qeverisë.