Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaDetyruan një person që të paguaj fajde mbi 164 mijë euro, arrestohen...

Detyruan një person që të paguaj fajde mbi 164 mijë euro, arrestohen katër të dyshuar në Ferizaj

Sektori Kundër Krimit të Organizuar i Policisë së Kosovës ka arrestuar katër persona në Ferizaj të dyshuar për “Fajde” dhe “detyrim”.

Ata dyshohet se gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që t’i paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro.

Atyre u janë sekuestruar: dy pistoleta, katër karikatorë, dy pushkë gjuetie, 95 fishekë, pesë telefona, 2600 euro dhe shënime, kontrata dhe marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale.

Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë për proceduat e mëtejme ligjore.

Njoftimi i plotë:

Sot me datë 23.11.2023 me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan – Departamenti për Krime të Renda, Sektori për Hetimin e Krimit të Organizuar nga Policia e Kosovës ka zhvilluar Operacionin Policor në katër (4) lokacione në Ferizaj ku janë arrestuar katër (4) persona të dyshuar për Veprën Penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që ti paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro (Njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e pesëqind euro).

Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar:

 Dy (2) armë (pistoleta)

 Katër (4) karikator

 Dy (2) pushkë gjuetie

 Nëntëdhjetë e pesë (95) fishekë

 Pesë (5) telefona mobil

 Dy mijë e gjashtëqind (2600.00) euro

 Shënime/evidenca, Kontrata dhe Marrëveshje që dyshohen se lidhen me Veprën Penale.

Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments