Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeDETAJET/ Në Shqipëri tregtar makinash, në Ankona u kap me 42 kg...

DETAJET/ Në Shqipëri tregtar makinash, në Ankona u kap me 42 kg drogë, hetime për një superngarkesë

Dy ditë më parë një33-vjeçar shqiptarështë arrestuar në Itali pasi u kap me 41 kilogramë drogë që pas përpunimit dhe shitjes arrinte vlerën e 10 milionë eurove.

Sasia e drogës u kap në dy banesat që shqiptari kishte marrrë me qera në Prima Maggio dhe Baraccola.

Mediat italianeraportojnë se 33-vjecari me inicialet M.H. që u ndalua nga policia teksa lëvizte me 1 kg kokainë me makinën “Volkswagen Golf” ndodhej në Ankona falë lëvizjes pa viza për 3 muaj në zonën Shengen dhe po planifikonte që të sillte në Itali edhe familjen e tij.

Shqiptari rezulton të jetë person pa precedentë të mëparshëm penalë dhe në Shqipëri i njohur si tregtar makinash të përdorura që i importonte dhe eksportonte rregullisht. Por ai po hetohej nga prokuroria antimafia e qarkut Lombard, në një dosje që është top-sekret, pasi sasia e madhe e kapur në Ankona mund të ketë kaluar përmes portit të qytetit dhe është pjesë e një ngarkese shumë më të madhe.

Në fakt, droga e gjetur në makinë pjesërisht dukej e një cilësie të ndryshme nga ajo e gjetur më vonë në shtëpi, ndaj hetimet po zhvillohen për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me dy ngarkesa të ndryshme.

33-vjeçari ka udhëtuar rregullisht në aksin Shqipëri-Marche, ai ka shkuar dhe është rikthyer çdo tre muaj për gjithsej gjashtë muaj në vit.

Në banesën në Ankona karabinierët gjetën 41 kilogramë drogë, materiale ambalazhi dhe gjithashtu një pistoletë të mbushur dhe disa fishekë, me dyshimin se kjo ishte një bazë magazinimi përpara se ndoshta ta transportonte kokainën diku tjetër.

33-vjeçari u la në burg pasi akuzohet për posedim dhe shitje të drogës (me rrethanë rënduese për sasinë e madhe) dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, motra e tij vjen nga Shqipëria por nuk do të mund të takohet me vëllain për dhjetë ditë, koha e parashikuar për izolim në burg.

Kokaina e pastër do të shitej 10 milionë euro në treg. Dyshimi është se 42 kilogramët e gjetur në Ankona janë vetëm një pjesë e vogël e një rrethi të madh pluhuri të bardhë që kalon nga Shqipëria në Itali

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments