Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDetaje të reja për arrestimin e serbit në Graçanicë, si gardian dyshohet...

Detaje të reja për arrestimin e serbit në Graçanicë, si gardian dyshohet se maltretonte të burgosurit, iu gjet armë e thikë

Policia e Kosovës, ka arrestuar sot në Graçanicë një të dyshuar për krime lufte në Kosovë.

Burime të IndeksOnline, bëjnë me dije bëhet fjalë për Dragisha Milenkoviq i moshës 52 vjeçare.

Dyshohet se ai në në bashkëkryerje edhe me pjesëtarë tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998-1999), si gardian të burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, në mënyrë sistematike, kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psiqike, keqtrajtime dhe maltretime çnjerëzore dhe te skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.

Më këtë rast, Policia ka sekuestruar armë armë zjarri, disa fishekë, një thike ushtarake dhe shufër metalike.

Pas arrestimit të Dragisha Milenkoviqit, disa serbë nga Graçanica kanë bllokuar rrugën për më shumë se një orë rrugën Graçanicë-Prishtinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments