Gazeta Sinjali raportoi sonte ekskluzivisht se Njësia e Antidrogës në Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Komunën e Prizrenit, që rezultoi me arrestimin e një personi dhe sekuestrimin e një sasie të substancave narkotike.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë nga zyrtarët policorë me një sasi të marihuanës.
Pasi situata është vënë nën kontroll, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa droga e ndarë në dhjetëra doza është sekuestruar si provë materiale.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit ndaj të dyshuarit, nën dyshimet për shitblerje të drogës.