Thursday, November 28, 2024
HomeLajmeDetaje nga vendimi i Gjykatës për masën e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut

Detaje nga vendimi i Gjykatës për masën e paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut

Gjyqtari i procedurës paraprake Radosllav Markoviq, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun dhe dy vëllezërit e tij Arif dhe Faton Lushtakun, të dyshuar për sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Skenderaj.

Në vendimin e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se kjo masë buron pasi janë siguruar raporti policor i datës 02.06.2022, raporti nga vendi i ngjarjes, fotofokumentacioni, dokumentet nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës, foto e këmbeve të tani të dëmtuarit Mergim Geci, si dhe deklaratat e dëshmitareve.

Kërkesën për këtë mase, prokurorja e shtetit Fetije Bajrami e ka bërë pasi ka vlerësuar se nëse të pandehurit do të liroheshin, ekziston mundësia që ata të mund të ndikonin të dëshmitarët dhe të shkatërronin disa prova që do të pengonin rrjedhën e procedurës penale.

Tutje, prokurorja ka kërkuar që të identifikohen edhe dy shoqëruesit që ishin bashkë në automjet me Arbër Lushtakun dhe të dëgjohen gjatë hetimeve dhe se të gjithë këta persona dëshmitarë, të cilët janë marrë në pyetje një herë të merren në pyetje edhe një herë.

Masën e paraburgimit, prokuroria e ka bazuar edhe duke e marrë parasysh peshën e veprave penale.

“… se polici është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe se ka qenë mesnatë. , se kanë përdorur armë, se u janë shkaktuar lëndime trupore punonjëseve të policisë, i kanë vjedhur armët të dëmtuarit Enver Berisha, si dhe në bazë të dosjes në emër të të pandehurve se ekziston rreziku që nëse lirohen, ata mund të përsërisin veprat penale ose të kryejë ndonjë vepër tjetër penale kundër të dëmtuarve”, shkruhet në vendim.

Prokurorja e shtetit, në seancën dëgjimore kishte sqaruar rrethanat e rastit, duke thënë se policët Enver Berisha dhe Mergim Geci, rreth orës 23:45, në Skenderaj kishin ndaluar Arbër Lushtakun, i cili është gjobitur për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Sipas prokurorisë, ai më pas kishte thirrur në telefon babain e tij, Nuredin Lushtakun, i cili kishte ardhur me veturë me vëllezërit e tij Faton dhe Arif Lushtakun.

I dyshuari Nuredin Lushtaku, kishte thënë se rrethanat e këtij rasti i konsideron të montuara kundër tij dhe familjes së tij.

Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë në afat prej 24 orëve nga dita e pranimit të vendimit, përmes kësaj gjykate./BetimipërDrejtësi

Më poshtë “Betimi për Drejtësi”, ju sjell vendimin për caktimin e masës së paraburgimit, i cili është në gjuhen serbe.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments