Erden Atiq është betuar të premten si kryetar i i Komunës së Mitrovicës së Veriut. Hapin e tij pritet ta ndjekin edhe tre kryetarë të rinj, kryetarët e Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se betimi i kryetarëve të tri komunave tjera të veriut do të përfundoj gjatë kësaj jave.
Kjo është vendosur në një takim të sotëm të mëngjesit.
Procesi i betimit të tre kryetarëve tjerë po shihet si më sfidues. Kjo për shkak të lokacionit ku ndodhen komunat e Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit dhe rezistencës që mund të bëjnë serbët lokal.
Edhe shtetet e QUINT-it knaë kërkuar që të punohet së bashku mes të gjitha palëve të interesuara, përfshirë komunitetet lokale, drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme, përfaqësuese dhe pjesëmarrëse në këto komuna.