Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaDështon tenderi milionësh për uniformat e policisë

Dështon tenderi milionësh për uniformat e policisë

Policia e kosovës , vazhdon të mbetet me uniforma të vjetra. Kjo për shkak se disa herë me radhë tenderi për shërbimet e uniformave has në telashe.

Sot prokurimi i Policisë së Kosovës e ka anuluar tenderin për furnizim me “Uniforma taktike për Policinë e Kosovës”. Vlera e parashikuar e tenderit është afro 3 milionë euro.

Sipas njoiftimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), prokurimi i Policisë së Kosovës ka treguar arsyet e anulimit të tenderit, duke shënuar se për këtë shërbim kompanitë ofertuese janë të papërgjegjëshme.

“Policia e Kosovës anulon aktivitetin e prokurimit: Anulohet për shkak se të gjitha ofertat e pranuara janë të papërgjegjshme pasi nuk plotëson kriteret e kërkuara në dosjen e tenderit , në njoftimin për kontratë si edhe specifikacionet teknike”, thuhet në njoftimin e KRPP-së.

Sipas të dhënave del se dy kompani kishin ofertuar me çmimet njëra 2.05 milionë euro dhe tjetra me çmim 2.7 milionë euro. /Indeksonline/

 

PROMOTED CONTENT
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments