Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Kësisoj, Komisioni nuk ka arritur që të shqyrtojë as listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së.
Kjo për shkak se jo të gjithë deputetët ishin prezent në mbledhjen e këtij komisioni.
Kështu, deputetët zhvilluar një debat se kur është koha e duhur që të mbahet mbledhja e këtij komisioni me qëllim që të fillojë intervistomi i kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.