Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaDështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

 

Kreu i Komisionit Armend Muja, tha se nuk ka kuorum për të mbajtur këtë mbledhje. Ai tha se për mbledhjen e radhës anëtarët e komisionit do të njoftohen me kohë.

Në mbledhje të pranishëm ishin deputetët: Mërgim Lushtaku, Enver Haliti, Jeta Statovci dhe Eman Rrahmani.

Ndryshe në këtë mbledhje në rend ishin këto pika: shqyrtimi i propozimeve të Komisionit për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale, shqyrtimi i kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023, shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments