Saturday, October 19, 2024
HomeLajmeKosovaDështon mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet, S’ka kuorum

Dështon mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet, S’ka kuorum

Në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Mbledhja ishte paraparë të mbahej në orën 10:00, por që në mungesë të kuorumit, e njëjta është shtyrë për orën 11:00.

Përkundër që të pranishëm në sallë ishin edhe deputetët e opozitës, të njëjtit nuk morën pjesë në votimin e rendit të ditës, për të cilin mazhoranca si pati votat e mjaftueshme për ta shtyrë para.

Me këtë rast, kryetari i këtij komisioni, Armend Muja njoftoi se mbledhja do të shtyhet për të hënën.Në këtë mbledhje ishte paraparë të  shqyrtohej raporti vjetor i Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2022 dhe raporti vjetor financiar i Zyrës se Rregullatorit për Energji për vitin 2022.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments