Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka thënë se me votën kundër projektkodit civil kanë mbrojtur familjen tradicionale.
Kjo pasi në projektligjin e ri për Kodin Civil parashihej që të lejoheshin martesat e gjinisë së njëjtë.
Ky është postimi i saj:
Nuk kalon projektligji per kodin civil në të cilin rregullohet martesa mes gjinisë së njejtë.
Me shumicë votuam në mbrojtje të Familjes Tradicionale , asaj që na garanton vazhdimësia e Kombit.