Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDëshmitari në rastin e Mustafës: Kam ende dhimbje nga koha e Zllashës,...

Dëshmitari në rastin e Mustafës: Kam ende dhimbje nga koha e Zllashës, më patën thyer edhe dhëmbët ata i kam artificial

Është duke u zhvilluar seanca e radhës në kuadër të gjykimit në Speciale të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa i njohur si ‘Cali’.

 

Në kuadër të kësaj seance është duke dëshmuar dëshmitari i tretë i cili ndër të tjerash gjatë ditës së djeshme deklaroi se ishte keqtrajtuar për 18 ditë radhazi në Zllashë.

Në Dhomat e Specializuara në Hagë po vazhdon gjykimi i ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, nën pretendimin për kryerje të krimeve të luftës. Aty po dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse të sigurisë, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.

Por sot dëshmitari ndër të tjerash është pyetur lidhur me lëndime fizike që supozohet të ketë pësuar si pasojë e këtyre rrahjeve.

“Pasojat që sot i barti unë janë psikike, nuk mundem të flejë, këto përjetime këto gjëra shumë të rënda, shumë të tmerrshme që i barti edhe sot dhe shpesh herë po duhet me ndejt me qetësues ose diçka…Një film me këqyr ose diçka me luftë, unë kur shkoj në mbrëmje me fjetë unë në gjysmë nate bërtas, falë familjes që e kam dhe më kupton, i ka mësu këta gjëra tash, në gjumë bërtas, zgjohem djersitem shumë, lloj-lloj gjërash, mi kujton këto zërat e njerëzve, këto sene mi kthen krejt”, ka thënë dëshmitari derisa është pyetur nga avokatja Anni Pues.

Ai tha se si pasojë e rrahjes dhe thyerjes së dhëmbëve ka pasur infeksion të thellë.

“Kam pas infeksione dhe i kam pas dhëmbët e thyer e infeksion të thellë. Mjeku ma kë thënë se ndërkohë duhet të operohem”, tha ai.

Tutje dëshmitari është pyetur nëse për shkak të këtij infeksioni ka humbur ndonjë dhëmbë.

“Mi patën thy dhëmbët, pra i kam pas të thyer por tani ai infeksioni ka ndiku që më është dashtë me i rregullu dhëmbët. Artificial i kam dhëmbët edhe sot”, shtoi ai, transmeton lajmi.net.

Dëshmitari në rastin e Salih Mustafës është pyetur nëse ka paguar vetë mjekimin dhe a ka pasur mundësi për këtë.

“Familja më ka ndihmuar, më kanë ndihmuar ata për mjekim”, tha ai.

Ai tutje është pyetur nëse i punojnë këmbët e duart dhe a ndjen dhimbje edhe sot.

“Kom pas dhimbje edhe sot kam, varet edhe prej kohës më dhemb këmba krahu.Problemi më i madh është me bubrek kam problem, qajo është më e rëndë se këmbët e senet. Këmbët dhëmbin por…duhet me shty ashtu”, tha ai.

“Krejt prej Zllashit, por jam munduar më shumë me shku privatë shkaku që ti edhe me shku kështu të mjeku ti nuk ke mujt me i thënë një mjekut që më ka torturuar UÇK-ja ose diçka, dhe më shumë kemi shku në mënyra private, veç me kry punë më thjeshtë se kështu më ka shku më shumë nëpër njerëz privatë, nëpër mjekë privatë, shkaku që ti nuk ke mujt me shku te mjeku me i thënë më ka dëmtu UÇK-ja, sepse të ne është më ndryshe, të ne mentaliteti është ndryshe prej vendeve të Evropës, janë këto gjëra që shumë larg jemi me mentalitet, fatkeqësisht një pjesë e shoqërisë është shumë larg me këtë mentalitet. Me pas shku bën vaki i ke pasur edhe këta duke punuar aty se këta i kanë pasur krejt të uzurpuara ato ambulanta, këta janë kanë vet Zot aty”, ka thënë dëshmitari.

Pas kësaj seanca e cila po zhvillohet teksa dëshmitari i tretë po jep dëshminë e tij ka shkuar në seancë private.

Zhvillimet në kuadër të Dhomave të Specializuara janë duke vazhduar tash e sa kohë, kurse gjykimi ka filluar si fillim për Salih Mustafën i cili ndër të tjerash ishte edhe i arrestuarit i parë nga ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Në seancat e para Salih Mustafa ka deklaruar se ndjehet i pafajshëm, kurse në seancat e radhës lidhur me zhvillimet e dëshmitarëve i njëjti zakonisht i ka ndjekur ato përmes lidhjeve online dhe nuk ka qenë i pranishëm fizike në sallë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments