Monday, November 25, 2024
HomeLajmeDëshmitari i vrasjes në Runik: Gjithçka ndodhi për 15 sekonda, u shkrepën...

Dëshmitari i vrasjes në Runik: Gjithçka ndodhi për 15 sekonda, u shkrepën rreth 50 plumba

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një kafiteri në Runik të Skenderajt është vrarë një 39-vjeçar dhe tre të tjerë janë plagosur. Sipas njoftimit, thuhet se në lokal kanë hyrë dy persona të maskuar e të armatosur, duke shtënë në drejtim të viktimës.

Dëshmitari Musa Gashi, i cili në atë moment ishte brenda lokalit, tha se i dyshuari kishte hyrë në objekt dhe kishte shkrepur diku rreth 50 plumba në drejtim të njerëzve.

Sipas tij brenda lokalit kanë qenë rreth 16 persona, derisa shtoi se i dyshuari ishte me maskë dhe me uniformë të llojit të ushtarakëve.

“Ka hy një person i maskum me uniformë ka gjuajtur në drejtim të njerëzve. Një person e kam parë, por dyshohet se ka pas më shumë. Ka gjuajtur me kallashnikov. Po, ka qenë i maskum dhe me një uniform si të ushtrisë. Kanë qenë 15 ose 16 persona [në lokal]. Po fatmirësisht kam shpëtu pa lëndim. Sikur të ishte ndonjë akt terrorist, me gjujt në drejtim të njerëzve ka qenë e pamendushme. Probleme të rralla ka pas por kështu jo nuk ka pas probleme më herët në atë lokal. Policia ka ardh me shpejtësi por gjuajtja ka ndodh 10 apo 15 sekonda, janë gjuajtur përafërsisht 50 plumba. Ka ardh ambulanca e policia”, tha ai, në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

Musa Gashi theksoi se personin që u vra në Runik e ka njohur dhe se ai nuk ka qenë person që mund të lidhet me krimin.

Shaqir Uka, shef i repartit të Intensivës në QKUK, ka bërë të ditur se njëri nga të plagosurit në incidentin në Runik të Skenderajt është në gjendje më të rëndë nga lëndimi që ka marrë nga arma e zjarrit në regjionin e gjurit, dhe për këtë arsye gjatë një intervenimi kirurgjik është dashur t’i amputohet pjesa e nëngjurit të këmbës së djathtë.

Uka ka thënë se i plagosuri është duke marrë tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor, pasi ka humbur shumë gjak dhe janë duke tentuar që t’ia stabilizojnë gjendjen

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments