Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaDëshmitari i pestë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve pohon se...

Dëshmitari i pestë në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve pohon se ka qenë pjesëtar i UÇK-së

Dëshmitari i pestë me kodin 3165, në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka pohuar se i është bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) më 25 korrik 1998.

Këtë deklarim, i njëjti e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Hashim Thaçit, Albert Moskowitz, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitari tha se një ushtar kishte ardhur te ai dhe i kishte thënë se iu duhen përforcime te një fshat, kundër forcave serbe.

I njëjti tha se për të dalë në mbrojtje të këtij fshati, kishte shkuar në 2 të natës dhe se tek të nesërmen komandanti i kishte marrë shënimet.

Ai mohoi të iu kishte dhënë ndonjë mjet identifikimi se kishte qenë anëtar i UÇK-së.

“Nuk më kanë dhanë”, tha ai.

Po ashtu, dëshmitari tha se uniformë në atë kohë nuk kishte pasur, por që kishin blerë copa materialesh dhe i kishin prerë ato.

I pyetur nga Moskowitz se a kishte mundur çdokush të blente material dhe të bënte uniformë, ai tha se ‘‘nuk besoj që dikush ka ble uniformë pa qenë pjesë e UÇK-së’’.

Lidhur me armën, ai sqaroi se ia kishte dhënë një bashkëfshatar, për të cilin tha se ishte dalë e më pas ishte kyçur sërish në UÇK.

Më pas, nga avokati Moskowitz është kërkuar të kalohet në seancë private.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments