Wednesday, February 5, 2025
HomeLajmeKosovaDërguti: AAK-ja po bën fushatë të mirë dhe nuk po bie pre...

Dërguti: AAK-ja po bën fushatë të mirë dhe nuk po bie pre e kurthës së Qeverisë në ikje

Ish kryeministri i Kosovës dhe njëherit kadidat për kryeministër të ardhshëm nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj,  në emisionin Rubikon ka folur rreth fushatës se Aleancës dhe marrëdhënieve të Kosovës me Amerikën.

Analistët e përgëzuan “për fushatën e mirë që është duke e bërë dhe që nuk po bjen pre e provokimeve të kundështarëve”.

Këto komente i bëri opinjonistja Aida Dërguti.

“Ju përgëzoj për fushatën e mirë që jeni duke e bërë të qetë dhe që nuk po bini pre e provokimeve të kundështarit tuaj, para të qeverisë në ikje, sepse mendoj që janë provokime të rënda me një prapavi të tyre si ato që i kemi dëgjuar në Deçan, Skënderaj e të tjera.  Si duket ju e keni kuptuar qartë se qëllimi i këtij pushteti në këtë fushatë është polarizimi i skajshëm edhe eventualisht ndonjë ekses që mund të dal prej kontrolli sepse njerëzit janë edhe emocional, posaçërisht për pjesën e luftës. Por, kjo mendoj që është shumë e rëndësishme, e po e përsërisë ju përgëzoj për mbajtjen e qetësisë dhe mbajtjen në kontroll duke mos rënë në kurthën e tyre”, tha Dërguti.

Ndërsa analisti dhe njohësi i çështjeve politike Vehbi Kajtazi, tha se “ju që keni qenë në luftë po folni për paqe kurse ata që e kanë mohuar luftën dikur, po flasin për luftë në këto rrethana”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments