Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman ka uruar Ferit Idrizin pasi arriti që të fitojë votat e mjaftueshme për të drejtuar Komunën e Vushtrrisë në një mandate 4 vjeçar.
Përmes një komenti në Facebook, deputetja Krasniqi-Goodman e uroi Idrizin duke e quajtur dajë.
Urime fitorja dajo, Ferit Idrizi”, shkroi Krasniqi-Goodman.
Kurse Kryetari i ri i Vushtrrisë e falënderoi deputeten, duke e quajtur “mbesë”.
“Faleminderit shumë për urimin mbesa ime, deputete e nderuar Vasfije. Shëndet dhe mirësi në familje”, ka replikuar Idrizi.
Duhet përkujtuar që Vushtrria është udhëhequr nga Xhafer Tahiri deri në balotazhin e 14 nëntorit, ku fitues doli të jetë Ferit Idrizi nga PDK.