Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaDeputetja e PDK-së: Do të kthejmë rezultatin në shumë komuna

Deputetja e PDK-së: Do të kthejmë rezultatin në shumë komuna

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra po shprehet e bindur se kjo parti do të qeverisë me shumicën e komunave në vend pas zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

Deliu-Kodra theksoi se kandidaturat e PDK-së tashmë janë të dëshmuara dhe janë profile të jashtëzakonshme politike në kuptimin e qeverisjes.

“Është duke u bërë një punë e mirë. Kandidaturat e PDK-së janë tashmë të dëshmuara profile të jashtëzakonshëm që kanë një bagazh të tyre politik si në kuptimin e qeverisjes ku kemi pasur disa kandidat të cilat tashmë kanë qeverisur dhe kanë pasur një qeverisje të mirë brenda mandatit të fundit sidomos me projekte të shumta të cilat kanë prekur jetën e qytetarëve në disa komuna”.

“Unë jam e bindur që do ta kthejmë rezultatin e suksesshëm në pjesë të madhe të komunave në të cilën Partia Demokratike e Kosovës ka pasur qeverisje në mandatet e kaluara sepse konsiderojmë që është nevojë e rikthimit tonë e rikthimit të pushtetit dhe të afrimit të perspektivës së qytetarëve për të implementuar programet që prekin drejtpërdrejtë jetën e tyre”.

Deliu-Kodra shtoi se prioriteti kryesor i gjithë deputeteve duhet të jetë kthimi i punës në një afat sa më të hershëm në parlament.

Ajo tha se si parti opozitare janë në gjendje që të ofrojnë të gjithë bagazhin në mënyrë që të sanohet gjendja me pandeminë dhe të zbresë numri i infeksioneve.

“Konsideroj që prioriteti kryesor i deputeteve natyrisht duhet të jetë kthimi i punës në kuvend. Ne kemi kërkuar dhe besojmë shumë që deputetët do ti kthehen punës në një afat sa më të hershëm dhe të shohim se cilat do të jenë masat për të bashkëpunuar dhe për të ofruar bashkëpunimin tonë si parti opozitare”.

“…jemi në gjendje që të ofrojmë gjithë bagazhin tonë opozitar në mënyrë që të sanohet gjendja me pandeminë, të zbresë numri i infeksioneve sepse e kuptojmë pozitën në të cilën gjendjet Kosova”, tha Deliu-Kodra.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments