Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaDeputetja e AAK-së: VV-ja e dëshmoi se Policia e vendit tonë nuk...

Deputetja e AAK-së: VV-ja e dëshmoi se Policia e vendit tonë nuk është prioritet i tyre

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka thënë sot se Lëvizja Vetëvendosje e ka dëshmuar që Policia e Kosovës nuk është prioritet i tyre, pas mospjesëmarrjes në seancën e sotëm të Kuvendit të Kosovës, e ku pritej miratimi i një Rezolute për mbështetjen e policisë, shkruan Gazeta Express.

Ajo tha se policia është krenaria e vendit dhe se duhet që të plotësohen kushtet e tyre.“Lëvizja Vetëvendosje pas bojkotit të seancës së sotme e cila ishte e një rëndësie të veçantë e dëshmoi se Policia e vendit tonë nuk është prioritet i tyre e as që do të jetë ndonjëherë. Në vend se me urgjencë të trajtonim kushtet me të cilat funksionon kjo kategori, Vetëvendosje publikisht, e pa i ardh aspak keq, nuk iu bashkua seancës së sotme.Policia e Kosovës, është krenaria e vendit tonë. Respekti e vlerësimi për ta duhet t’iu kthehet sa më shpejtë me përmirësimin e kushteve të tyre. Mjaftë me hipokrizi!”, ka thënë ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments