Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaDeputetja Duda Balje tregon çfarë i ka mbetur “pikë në jetë”

Deputetja Duda Balje tregon çfarë i ka mbetur “pikë në jetë”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka folur rreth “dëshirave” që i kanë mbetur pa plotësuar.

 

Në një intervistë relaksuese për lajmi.net, Duda Balje ka treguar edhe çfarë i ka mbetur “pikë në jetë”.

“Gjithmonë do të më mungojë fakti që nuk jam kirurge”, ka treguar Balje.

Duke marrë parasysh se shpesh herë përmendet nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, Duda Balje ka pasur edhe një mesazh për këtë të fundit për vitin 2022.

Intervista e plotë e Duda Balje

Lajmi.net: Kujtimi më i mirë dhe më i keq gjatë vitit 2021?

Duda Balje: Kujtimi më i mirë për këtë vit është dalja në pyllin e fqinjit tim, gëzimi i parë pas koronavirusit. Më e keqja nga të gjitha, kur kam mësuar se nëna ime ka Covid 19.

Lajmi.net: Cili është hobi dhe fobia juaj?

Duda Balje: Hobi: bërja e ëmbëlsirave, fobia: lartësia, frika nga lartësitë!

Lajmi.net: Cili është këngëtari/ja juaj i preferuar?

Duda Balje: Kohët e fundit Yll Limani.

Lajmi.net: Çfarë vlerësoni më së shumti tek vetja dhe cili është kompleksi juaj?

Duda Balje: E vlerësoj faktin që jam apatike, nuk kam komplekse!

Lajmi.net: A ka diçka për të cilën jeni penduar ose “iu ka mbetur pikë” në jetë?

Duda Balje: Gjithmonë do të më mungojë fakti që nuk jam kirurge.

Lajmi.net: Komplimenti më i bukur që keni marrë dhe më i keqi?

Duda Balje: Komplimenti më i mirë: Nuk kam takuar kurrë një person të gatshëm dhe të ndjeshëm. Komplimenti më i keq: Jeni shumë më e bukur kur nuk qeshni.

Lajmi.net: Ish-deputeti Milaim Zeka ju përmend shpesh në intervista, çfarë mesazhi do t’i jepnit atij për vitin 2022?

Duda Balje: I dashur Milaim, sa herë që më përmend mua buzëqesh, të uroj shumë buzëqeshje ty dhe vetes në vitin 2022.

Lajmi.net: Nga cili deputet merrni më së shumti komplimente?

Duda Balje: Nga shumica!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments